Amber Candy pranon gabimet e bëra në “Big Brother VIP”: Çfarë tha për deklaratat ndaj Gjestit dhe momentet e nxituara
- Sep 9, 2025
- 2 min read
Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në 5”, ku u përball me deklaratat dhe episodet e bëra gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë. Gjatë intervistës me moderatoren Bieta Sulo, ajo u pyet për disa komente dhe situata të njohura, përfshirë edhe deklaratën e saj për Gjestin ku kishte thënë se “nëse ke vendin këtu do të çoj për striptizëm”. Amber pranoi se kjo ishte një deklaratë e nxituar dhe se do të duhej ta kishte menduar më mirë në ato momente.
Ajo shpjegoi se shumë nga komentet e bëra gjatë qëndrimit në shtëpi lindnin nga emocionet e momentit dhe nga lojërat brenda programit, dhe nuk duhet të interpretoheshin si kërcënime reale. Amber shtoi se nuk kishte ndërhyrë kurrë në marrëdhëniet personale të banorëve dhe se tensionet shpesh krijoheshin nga dinamika e brendshme e shtëpisë dhe situatat e lojës.
Moderatoren e interesonte gjithashtu raporti i Amber me Xumin, ku ajo kishte thënë se mund t’i nxinte jetën. Amber tregoi se situata u qetësua shpejt dhe me humor: “Xumi pas dy ditësh hëngri mjaltë dhe u ëmbëlsua”, tha ajo duke qeshur.
Ajo shtoi se disa deklarata mund të dukeshin të frikshme për publikun, por realisht nuk kishin pasur pasoja për askënd.
Amber gjithashtu pranoi se ka mësuar nga disa gabime të së kaluarës dhe se do të vepronte ndryshe në disa momente: “Kam bërë një gabim që duhet ta kisha menduar më mirë në ato momente. Nëse do të kisha menduar, mund t’i kisha bërë gjëra më të lehta, siç e bëja gjithmonë me ‘twerk’, pa e dramatizuar situatën”, tha ajo.
Në fund, Amber theksoi se përvoja e “Big Brother VIP” ishte intensive dhe e vështirë, por gjithashtu i kishte dhënë mundësinë të mësonte shumë për veten dhe për mënyrën se si duhet të menaxhosh situatat në publik dhe me personazhe të ndryshëm.
“KORÇA BOOM”
















