top of page

Amnistia “në pritje”: 447 të burgosur presin vendimin nga Brukseli

  • Apr 13
  • 1 min read

Rreth 447 të burgosur që pritet të përfitojnë nga amnistia e miratuar nga qeveria në muajin dhjetor, do të duhet të presin ende, pasi draftligji nuk ka kaluar për diskutim në Kuvend.


Megjithëse ishte parashikuar që amnistia të shqyrtohej në komisionet parlamentare gjatë muajit prill, burime qeveritare bëjnë me dije se procesi është shtyrë në pritje të një përgjigjeje nga Komisioni Europian.


Sipas të njëjtave burime, draftligji i amnistisë, njësoj si projektligje të tjera, duhet të marrë më parë aprovimin nga institucionet e Bashkimit Europian përpara se të kalojë për diskutim në parlament.


Përveç 447 të burgosurve që mund të përfitojnë lirim, ulje dënimi parashikohet edhe për 853 të dënuar të tjerë. Ndërkohë, nga Shërbimi i Provës pritet të përfitojnë 5,077 persona që vuajnë dënime alternative.


Projektligji parashikon gjithashtu që, duke nisur nga viti 2024, të pushohet ndjekja penale për rreth 14 mijë procedime që lidhen me vepra të lehta.


Në këto kushte, fati i amnistisë mbetet i lidhur me përgjigjen që pritet nga Brukseli, e cila do të përcaktojë edhe hapat e mëtejshëm të këtij procesi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page