top of page

AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen rastet e dyshuara për shkelje nga policia

17 hours ago
2 min read

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur verifikimin e rasteve të dyshuara për shkelje ligjore nga punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.


Në një njoftim zyrtar, AMP bën me dije se punonjës të saj kanë qenë të pranishëm në terren gjatë tubimeve, ku kanë evidentuar raste konkrete. Gjithashtu, agjencia ka administruar pamje filmike të transmetuara nga mediat dhe materiale të publikuara në rrjetet sociale.


Sipas AMP-së, të gjitha materialet do t’i nënshtrohen analizës dhe verifikimit për të sqaruar rrethanat e çdo rasti dhe për të përcaktuar përgjegjësitë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Agjencia sqaron se për rastet e evidentuara po vijojnë veprimet në bashkëpunim me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, pa cenuar pavarësinë e procesit të verifikimit dhe hetimit. Ndërkohë, për rastet ku janë konstatuar të dhëna që mund të përmbajnë elemente të veprave penale, procedurat vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.


AMP thekson se do të vijojë monitorimin dhe verifikimin e çdo rasti që lidhet me ushtrimin e detyrës nga punonjësit e Policisë së Shtetit, duke synuar garantimin e paanshmërisë, llogaridhënies dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.


NJOFTIM


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka monitoruar situatën e krijuar gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, me fokus evidentimin dhe verifikimin e çdo rasti të dyshuar për shkelje ligjore nga punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.


Në kuadër të këtij procesi, punonjës të AMP-së kanë qenë të pranishëm në terren gjatë zhvillimit të protestave, duke evidentuar raste konkrete.


Gjithashtu, AMP ka administruar materiale filmike të transmetuara nga mediat audiovizive, si dhe pamje të publikuara në rrjetet sociale. Të gjitha materialet e administruara do t’i nënshtrohen analizës dhe verifikimit përkatës, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të çdo rasti dhe përcaktimin e përgjegjësive, në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Për rastet e evidentuara, AMP po vijon veprimet në përputhje me kompetencat e saj ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, për shkëmbimin e informacionit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, pa cenuar pavarësinë e procesit të verifikimit dhe hetimit. Për rastet kur janë evidentuar të dhëna që përmbajnë elemente të veprave penale, veprimet procedurale vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.


AMP mbetet e angazhuar në përmbushjen me përgjegjësi të misionit të saj ligjor, përmes pranisë aktive në terren, monitorimit të vazhdueshëm dhe verifikimit të çdo rasti që lidhet me ushtrimin e detyrës nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Agjencia do të vijojë të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse, duke garantuar paanshmërinë, llogaridhënien dhe zbatimin e ligjit, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page