Saimir Korreshi në protestën e Tiranës, qytetarët e presin me përqafime dhe selfie
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është rikthyer në protestën e opozitës në Tiranë, ku këtë herë është pritur ngrohtësisht nga qytetarët e mbledhur në kryeqytet.
Ndryshe nga situata e krijuar disa ditë më parë, kur disa deputetë demokratë u përballën me reagime kundërshtuese nga protestuesit, Korreshi ka marrë një pritje pozitive.
Qytetarë të shumtë e kanë përshëndetur dhe përqafuar deputetin nga Lushnja, ndërsa disa të tjerë kanë kërkuar të bëjnë fotografi selfie me të.
I njohur për stilin e tij karakteristik në denoncimin e problematikave të zonës së Lushnjës, Korreshi është afruar me protestuesit dhe ka bashkëbiseduar me ta gjatë qëndrimit në turmë.
Prania e tij është shoqëruar me reagime pozitive, në kontrast me kundërshtimet që shoqëruan disa prej kolegëve të tij demokratë gjatë protestës së mëparshme.
“KORÇA BOOM”
















