Nis protesta/ Të rinjtë në Korçë marshojnë në rrugët e qytetit, ja si paraqitet situata
8 hours ago
1 min read
Ka nisur këtë të shtunë protesta e të rinjë në qytetin e Korçës, ku një grup qytetarësh janë mbledhur për të marshuar përgjatë rrugëve kryesore.
Ndryshe nga tubimet e ditëve të mëparshme, këtë herë vihet re një pjesëmarrje më e ulët në numër.
Pavarësisht pjesëmarrjes më të reduktuar, protestuesit po vijojnë marshimin e tyre duke përcjellë mesazhet e tyre.
Situata në terren është paqësore dhe pa asnjë incident të shënuar deri më tani, ndërsa forcat e rendit po monitorojnë tubimin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
“KORÇA BOOM”
















