top of page

Marin Mema thirrje të rinjve protestues: Kujdesuni për veten, të moshuarit dhe bizneset e vogla!

7 hours ago
1 min read

Gazetari Marin Mema ka përcjellë një mesazh sensibilizues në rrjetet sociale, në një kohë kur protestat e këtyre ditëve janë shoqëruar me tensione dhe dhunë.


“Disa foto e video m’i bllokuan, po me këtë fotografi, si do të veproni!?”, shkruan Mema, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi që përcjell simbolikën e një përqafimi.


Gazetari e përshkruan përqafimin si shprehje të forcës së një brezi që kërkon shpresë dhe një të ardhme në Shqipëri, duke theksuar se të rinjtë duhet të dëgjohen dhe jo të dhunohen.


“Rinia është e ardhmja! Rinia nuk mund të dhunohet, por të dëgjohet! Të dëgjohet! Çdo shqiptar i ndershëm duhet dëgjuar!”, shprehet ai.


Në mesazhin e tij, Mema u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes jo vetëm për veten dhe miqtë, por edhe për të moshuarit dhe bizneset e vogla, të cilat mund të preken nga situatat e tensionuara gjatë protestave.


“Ju lutem kujdes të gjithëve, kujdes veten, kujdes miqtë, kujdes të moshuarit, kujdes bizneset e vogla dhe të pambrojtura, sepse janë si ne… Ata janë ne dhe ne jemi ata!”, shkruan gazetari.


Në fund, ai nënvizon se, pavarësisht dallimeve dhe largësisë që mund të krijohen mes njerëzve, të gjithë janë të lidhur me njëri-tjetrin.


“Kujdes njerëzit e zakonshëm, kujdes, sepse në fund, sado larg të dukemi nga njëri-tjetri, jemi të gjithë të lidhur! Ju lutem! ”, përfundon mesazhi i Marin Memës./ Vow

“KORÇA BOOM”


bottom of page