Apartamenti pa ballkon dhe kondicionerët në fasadë: Rama ashpërson tonet me ndërtuesit
- Korca Boom
- Oct 4, 2025
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërtuesit e pallateve që janë ende në proces ndërtimi se vendosja e kondicionerëve në fasadën e jashtme nuk do të tolerohet dhe do të hiqen të gjithë.
Në një konferencë për shtyp nga Kryeministria, së bashku me ministrat Albana Koçiu dhe Besfort Lamallari, Rama tha se këto elementë nuk janë pjesë e projekteve të miratuara dhe shkelin standardet urbanistike.
Sipas tij, ky vendim nuk do të prekë objektet që janë të hipotekuara tashmë, por do të zbatohet për të gjitha ndërtimet që ndodhen në proces.
“Një godinë me bubuzhela, kështu u them kondicionerëve në fasadë, nuk është në përputhje me lejet e ndërtimit. Do t’ua heqim të gjithëve që janë ende në proces,” – u shpreh Rama.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri solli edhe një rast absurd, ku një ndërtues i kishte shitur një gruaje apartament me ballkon, por në realitet nuk i kishte ndërtuar fare ballkonin, duke e lënë derën që të çonte direkt në rrugë.
“KORÇA BOOM”



















