top of page

Ariu i murrmë në arrati pasi sulmoi një grup nxënësish në Kanada, 11 të plagosur

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Një ari i murrmë është ende i lirë pasi sulmoi një grup nxënësish në Kanada, duke lënë të plagosur 11 persona, dy prej tyre në gjendje kritike.


Incidenti ndodhi të enjten pasdite në një shteg në qytetin Bella Coola, në provincën British Columbia të Kanadasë. Banorët janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda, ndërsa oficerë të armatosur po përpiqen të gjurmojnë kafshën. Katër nga të plagosurit ndodhen ende në spital, sipas Autoritetit të Shërbimeve Shëndetësore.


Një mësues “e pësoi më rëndë” dhe disa fëmijë u goditën me spraj kundër arinjve ndërsa të rriturit përpiqeshin ta largonin kafshën, tha për mediat lokale prindi Veronica Schooner.

Schooner tha se djali i saj 10-vjeçar ishte pjesë e grupit të nxënësve, por nuk u sulmua. “Ai tha se ariu vrapoi aq afër tij, por po ndiqte dikë tjetër,” shtoi ajo, duke theksuar se “madje ndjeu edhe gëzofin e tij”.


Në një deklaratë për BBC-në, Shërbimet e Urgjencës Shëndetësore thanë se dy persona janë në gjendje kritike, dy të tjerë janë plagosur rëndë, ndërsa shtatë të tjerë u trajtuan në vendngjarje.


Pacientët u transportuan në një aeroport të afërt për t’u dërguar me helikopter në spitalin më të afërt./ tvklan.al

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page