Arratisja spektakolare nga burgu grek/ Ja kush është 40-vjeçari nga Korça që u ndihmua nga “policët”
Është publikuar fotoja e shqiptarit Gentian Çipi, i cili u arratis mënyrë spektakolare nga spitali i Serres në Greqi. Pak pas orës 23:00, i burgosuri 40-vjeçar deklaroi se ndihej keq dhe u transferua në Spitalin e Serres për t’iu nënshtruar analizave.
Atje, sipas informacioneve, e prisnin bashkëpunëtorët e tij, të cilët ishin veshur si oficerë policie dhe madje po drejtonin një makinë bujqësore me dritë, në mënyrë që të dukej si një automjet i OPKE-së.
Transferimi i 40-vjeçarit është kryer nga rojet e burgut nga rojet e jashtme të burgut, pasi, sipas burimeve policore, nuk është kërkuar ndihmë nga Policia Helenike.
Autorët arritën t’i sekuestrojnë një armë njërit prej rojeve dhe më pas morën me vete edhe 40-vjeçarin, duke ikur nga spitali. Autoritetet në Greqi gjetën një nga dy automjetet që dyshohet se janë përdorur gjatë arratisjes.
Makina u gjet pak larg spitalit, ku ndodhi incidenti, e përplasur në një rrugë ku brenda u gjetën një kallashnikov dhe fishekë, shkruajnë mediat greke.
41-vjeçari nga Korça rezulton person me precedentë të rëndë penalë në Shqipëri e në Greqi. Konkretisht ai rezulton i dënuar në Shqipëri në korrik 2024 me 2 vjet burgim për “shkatërrim i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim dhe në rrethana rënduese. Fillimisht ai ishte hetuar në masën “Arrest në burg” por më pas Gjykata e kishte zbutur masën në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Garancia pasurore”. Ai është akuzuar për djegien e një automjeti në 24.04.2023, në lagjen 13, Rr. “Loni Grazhdani” në Korçë.
Më herët, në janar 2023, në kuadër të operacionit “Fijet”, policia procedoi Gentian Çipin për shkak se gjeti të vendosura kamera në mënyrë të paligjshme pranë banesës së tij. Në 3 shtator 2024, Gentian Çipi hapi zjarr në Pylaia të Selanikut, duke tentuar të vrasë një 25-vjeçar grek jashtë një kantine. Greku u plagos me 3 plumba por arriti t’i mbijetojë plagëve, ndërsa Cipi arriti të arratisej.
Policia greke arriti ta identifikojë Cipin dhe organizoi operacion për kapjen e tij në shtator 2025. Gjatë operacionit u arrestuan edhe Enea Basholli, 31 vjeç dhe Kleo Topa, 24 vjeç, edhe këta nga Korça. Sipas policisë greke, Gentian Cipi, rezulton kreu i një grupi kriminal që kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme.
Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik, Çipi dhe Topa, nuk i janë bindur urdhrit të policisë, por kanë shtuar shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kanë kryer manovra të rrezikshme duke përplasur një automjet të policisë. Ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë, por janë kapur më pas.
Pak orë më vonë, në zonën e Halkidikisë, ka rënë në pranga edhe Enea Basholli. Gjatë kontrolleve të policisë greke, janë gjetur dhe sekuestruar 1 Kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, silenciator, rreth 31 kg marijuanë, pasaportë false, patentë false, 23 mijë e 350 euro, celularë dhe 3 automjete.
“KORÇA BOOM”
















