Dy makina përplasen, dalin detajet e para
1 hour ago
1 min read
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Orikum.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga përplasja janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet përkatëse, të cilat do të dokumentojnë aksidentin dhe do të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.
Për momentin, vijojnë të mbeten të paqarta rrethanat e plota të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















