top of page

Arrestim në Korçë/ Procedim në Voskopojë. Në Maliq 56-vjeçari dhunon xhaxhain, arrestohet nga policia

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan nën flagrancë shtetasin J. B., 19 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.


Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Z., 52 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin L. Q., 56 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen N. Q., 73 vjeçe, banues në Vashtmi, pasi dyshohet se 56-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij, pas një konflikti për motive pronësie, dhe 73-vjeçarja ka goditur me send të fortë kunatën e saj.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page