top of page

Arrestime dhe procedime penale/ Ja komunikata e sotme e policisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:


-N. K., 40 vjeç, banues në fshatin Baban, pasi ka cenuar vendimin e caktuar nga Gjykata, në favor të ish-bashkëshortes së tij, si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuesit të saj.


Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-F. B., pasi në banesën e saj është konstatuar lidhje e paligjshme e furnizimit me energji elektrike;


-K. K., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 63-vjeçar;


-J. M., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar një shumë lekësh nga disa shtetas, si dhe ka shkuar te banesat e tyre, duke prishur qetësinë publike.


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. H., 25 vjeç, banues në fshatin Bregas, pasi në aksin rrugor "Korçë-Pogradec”, automjetet që drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë. Nga verifikimi rezultoi se 33-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page