Arrestohet autori i sulmit me armë ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit
- Korca Boom
- Oct 6, 2025
- 1 min read
Pas sulmit të rëndë me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u plagos rëndë, autoritetet kanë arrestuar personin e dyshuar për këtë ngjarje.
Bëhet fjalë për Gjon Shkëmbin, i cili dyshohet se veproi i vetëm gjatë sulmit. Ai kishte hyrë me armë brenda ambienteve të gjykatës dhe nën kërcënimin e armës kishte kërcënuar personelin për të mësuar vendndodhjen e gjyqtarit Kalaja.
Pas lokalizimit të Kalasë në sallën e gjyqit, Shkëmbi hapi zjarr duke e plagosur rëndë atë. Në këtë sulm u plagosën edhe dy qytetarë të tjerë, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e motivit të sulmit dhe rrethanave të tjera të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”



















