top of page

Arrestohet drejtori i burgut pas arratisjes dramatike nga spitali

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 16
  • 1 min read

Pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit më 13 janar, Indrit Cërloj, ish-drejtori i burgut të Durrësit, është arrestuar. Cërloj ishte shkarkuar vetëm një ditë më parë me vendim të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, si masë ndëshkuese për arratisjen e të burgosurit.


Pas ngjarjes, u shkarkua zinxhiri i plotë drejtues i këtij institucioni dhe nisi një hetim për të përcaktuar nëse drejtuesit kishin qenë bashkëpunëtorë në arratisje, duke ndihmuar të burgosurin.


Altin Ndoci, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshi vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, u arratis ndërsa shoqërohej për trajtim mjekësor. Ai dyshohet se ka kërkuar të shkojë në tualet dhe, duke shfrytëzuar rastin, ka ikur. Gjatë arratisjes, Ndoci ka goditur një efektiv dhe më pas është larguar me vrap, duke hipur në një automjet tip Audi.


Hetimet vijojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë arratisje dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave.

"KORCA BOOM"


bottom of page