top of page

Arrestohet mjeku për vdekjen e Brianit, 3 vjeç, hetimi zbardh ngjarjen

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 6, 2025
  • 1 min read

Është arrestuar mjeku Roland Xhaxho për veprën penale "vrasje nga pakujdesia", në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu.


Po ashtu janë arrestuar edhe Ina Xhaxho dhe Marta Gina për të njëjtën vepër, në bashkëpunim. Arrestimet u kryen pas daljes së aktit të ekspertizës mjekoligjore nga Italia.

Kjo masë u mor pak ditë pas publikimit të ekspertizës së kryer nga mjekët italianë, të cilët përcaktuan shkakun e vdekjes së fëmijës. Ata i përcollën Prokurorisë Shqiptare një raport voluminoz prej 200 faqesh.


Lidhur me detajet e aktit të ekspertizës, Prokuroria është treguar e rezervuar, duke argumentuar se publikimi i tyre mund të dëmtojë hetimin. Megjithatë, është konfirmuar se dokumenti do t’u vihet në dispozicion palëve sapo të përfundojnë hetimet.


Familjarët e të miturit kanë kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve, si dhe të njihen me përmbajtjen e ekspertizës së ardhur nga Italia, pasi më herët kishin ngritur dyshime për mënyrën se si po zhvilloheshin hetimet në lidhje me vdekjen e fëmijës së tyre.


Si ndodhi ngjarja:

Vdekja e 3-vjeçarit pas një ndërhyrjeje në dhëmbë në një klinikë private në Tiranë tronditi opinionin publik. Gjyshi i fëmijës ka deklaruar se e çuan tek dentisti vetëm për pastrim të dhëmbëve, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij sugjeruan një ndërhyrje, të cilën prindërit e fëmijës e pranuan.


Nga ana tjetër, babai i fëmijës, Bledar Spahiu, ka deklaruar në polici se e dërgoi të birin për mjekim në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës, ku mjeku Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen në dhëmbë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page