Arrestohet prifti trafikant droge në Greqi
- Korca Boom
- Nov 10
- 1 min read
Një prift 46-vjeçar i Kalendarit të Vjetër, i cili kishte edhe një kanal në YouTube, është arrestuar në Greqi. Ai u arrestua nga autoritetet greke, pasi ishte pjesë e një rrjeti të trafikimit të kokainës dhe kanabisit të papërpunuar.
Policia greke ka sekuestruar lëndën narkotike, kokainë me peshë 2,238 gramë dhe kanabis i papërpunuar me peshë 9,092.6 gramë.
Mediat greke shkruajnë se edhe një klerik tjetër është arrestuar gjithashtu në të njëjtin rast, i cili i ka dhënë drogë një personi të tretë në Rodos për ta transportuar atë në Athinë.
Prifti 46-vjeçar, i cili ka një precedent penal për dhunë fizike ka pasur bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kreun e bandës.
Informacionet tregojnë se sasi kokaine dhe kanabisi të papërpunuar ruheshin brenda një kishe në Atikë, me 46-vjeçarin dhe të paktën një klerik tjetër që shfrytëzonin statusin e tyre./ NOA
“KORÇA BOOM”



















