Arrestohet për shitje droge afër shkollës, nën hetim edhe i mituri
- Korca Boom
- Nov 12, 2025
- 1 min read
Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës këtë të mërkurë, pasi u kap në flagrancë duke i shitur doza kanabisi një të mituri, pranë një shkolle në rrugën “Ymer Kurti”.
Operacioni policor, i koduar “Perimetri”, u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në kryeqytet, si pjesë e masave për parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat afër institucioneve arsimore.
Shtetasi i arrestuar, me inicialet B.Ç., u ndalua në momentin që po i dorëzonte një sasi të vogël kanabisi një 17-vjeçari, i cili është vënë nën hetim në gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një aparat celular që dyshohet se përdorej për komunikim me blerësit.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa policia vijon operacionet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në shpërndarjen e drogës pranë shkollave.
"KORCA BOOM"



















