Arti, sporti dhe miqësia në një tavolinë të vetme/ Një mbrëmje e paharrueshme mes korçarëve
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Takim i bukur me miq korçarë në Coffee Haus, ne SH.B.A, ku atmosfera ishte aq e ngrohtë sa dukej sikur koha ndaloi për disa çaste. Në shoqërinë e Prof. Koço Dinellës, Pavlina Evros, Sadush Yllit, Medi Salës dhe Leonard Dervishit, bisedat rridhnin lirshëm mes kujtimesh, humorit të hollë dhe reflektimeve mbi ditët e sotme.
Është gjithmonë kënaqësi e veçantë kur rreth tavolinës mblidhen jo vetëm miq të mirë, por edhe personalitete të spikatura në fushën e artit dhe të sportit, njerëz që me punën dhe talentin e tyre kanë lënë gjurmë në jetën kulturore e sportive të qytetit dhe më gjerë.
Të tilla takime të mbushura me energji pozitive, me mendime të vlefshme dhe histori të bukura e bëjnë çdo moment të veçantë dhe të paharrueshëm.
Këto çaste të thjeshta, por plot vlerë, janë një kujtesë e bukur se miqësia dhe bashkëbisedimi mbeten ndër dhuratat më të mira të përditshmërisë sonë.
"KORCA BOOM"
















