Aston Villa-Skënderbeu të mërkurën e ardhshme në orën 14:00/ Gjyqtarë irlandezë në Angli
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Duket se dalëngadalë po vjen momenti i ndeshjes së kthimit të Skënderbeut U-19, që luan në Angli këtë takim në datën 5 nëntor dhe tashmë është zyrtarizuar edhe orari i startit të këtij takimi që do të jetë ora 14:00.
Aston Villa-Skënderbeu është përballja që vendos edhe skuadrën që do të kalojë më tej, ndëkohë që ndeshja e parë në stadiumin “Skënderbeu” përfundoi me shifrat e barabarta 1-1, duke bërë që Skënderbeu të surprizonte të gjithë, madje edhe vetë anglezët.
Tashmë ndeshja e kthimit më 5 nëntor dihet që është e vështirë për Skënderbeun, por që bardhekuqtë do të shpresojnë deri në fund, përse të mos ja dalin edhe në këtë 90 minutësh.
Janë përcaktuar tashmë edhe treshja e gjyqtarëve që do të gjykojnë këtë takim dhe këtë treshe e kryeson Kevin O’Sullivan gjyqtar nga Irlanda me nidhmësa të tij, Allen Lynch dhe Fintan Butler.
Skënderbeu është duke u përgatitur shumë për këtë takim për të bërë një përfaqësim dinjitoz dhe për të nderuar edhe njëherë fanelën bardhekuqe në Europë.
Suksese “Ujqër”!
“KORÇA BOOM”



















