Autobot me gaz përfshihet nga flakët
- Korca Boom
- Dec 29, 2025
- 1 min read
Një mjet tip autobot me gaz është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë. Ngjarja ka shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve që po qarkullonin në këtë segment rrugor.
Fatmirësisht, nuk ka pasur shpërthim, çka do të kishte sjellë pasoja shumë të rënda për automjetet e tjera, drejtuesit e mjeteve që përshkonin aksin, si edhe për kalimtarët e rastit në zonë.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse dhe krijimit të një perimetri sigurie, u bë e mundur izolimi i flakëve dhe shmangia e një tragjedie të mundshme.
Autoritetet punuan për neutralizimin e rrezikut dhe sigurimin e zonës.
Deri në këto momente, shkaqet e përfshirjes së autobotit nga flakët mbeten të paqarta, ndërsa pritet që grupi hetimor të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















