top of page

Autobusi shpërthen në flakë pranë Medinës, 45 viktima, mes tyre fëmijë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 17, 2025
  • 1 min read

Një aksident i tmerrshëm rrugor ka tronditur Arabinë Saudite të dielën në mbrëmje, kur një autobus që transportonte 46 pelegrinë myslimanë u përplas me një kamion cisternë pranë qytetit të shenjtë të Medinës.


Autobusi u përfshi menjëherë nga flakët, duke marrë jetën e 45 personave.


Mes viktimave janë edhe 23 anëtarë të dy familjeve, përfshirë fëmijë të vegjël, nga 18 muaj deri në 5 vjeç. Vetëm një udhëtar arriti të shpëtojë nga tragjedia e tmerrshme.


Autoritetet saudite po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar është tronditur nga ky humbje e madhe.

"KORCA BOOM"


bottom of page