Automjeti bie në përrua, një 30-vjeçar i humbur
- Korca Boom
- 16 hours ago
- 1 min read
Një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi në orën 01:00 të natës në Klos, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë.
Ende nuk dihet saktësisht sa persona ndodheshin në mjet në momentin e aksidentit.
Burime nga vendngjarja flasin për 2 deri në 3 persona, por informacioni zyrtar ende mungon.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkime.
“KORÇA BOOM”



















