top of page

“Parashikoi” Trumpin te Simpsonët, Dan Greaney kandidon për president në 2028

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Dan Greaney, skenaristi fitues i katër çmimeve Emmy që shkroi episodin e The Simpsons “Bart to the Future”, i njohur për “parashikimin” e presidencës së Donald Trump plot 16 vite përpara se të ndodhte, ka njoftuar kandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2028.


Në një video të publikuar në instagram Greaney shfaqet fillimisht i veshur si magjistar dhe e përshkruan veten si “një profet i vetëshpallur”, ndërsa sulmon ashpër politikën amerikane: “Trump, Vance, miliarderët, politikanët profesionistë dhe frikacakët e të dyja partive i kanë kthyer shpinën Shteteve të Bashkuara.


Për ta ka para, pushtet dhe siguri. Për ju jo”.


Më pas, skenaristi vazhdon me tone ironike dhe satirike, duke pretenduar se nuk i ka kualifikimet për të kandiduar, deri në kthesën surprizë në fund të videos:


“Në Amerikë qeveria duhet të punojë për të gjithë. Demokraci për të gjithë, përgjegjësi për të gjithë, mirëqenie për të gjithë”, thekson ai.


Në atë moment, Greaney heq kostumin e magjistarit dhe shfaqet me kostum e kravatë si kandidat për në Shtëpinë e Bardhë, duke u vetëpërkufizuar si një “republikan progresist” në traditën e Abraham Lincoln dhe Theodore Roosevelt.


Slogani i tij politik është: “Një Amerikë për të gjithë. Le t’ia nisim punës”./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page