top of page

Tragjedi në Korçë, 84-vjeçarja humb jetën pasi kërkoi ndihmë nga fqinja

  • 56 minutes ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen nr. 1 të qytetit, ku një 84-vjeçare ka ndërruar jetë papritur në oborrin e shtëpisë së saj.


Sipas informacioneve paraprake, e moshuara, duke ndjerë shqetësime shëndetësore, ka telefonuar fqinjen për të kërkuar ndihmë. Kur fqinja mbërriti dhe i hapën derën, 84-vjeçarja ka rënë përtokë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.


Menjëherë është njoftuar ambulanca, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.


Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet paraprake për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page