Automjeti në flakë, shmangen pasojat për njerëzit
- Korca Boom
- Dec 27, 2025
- 1 min read
Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune në Tiranë.
Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e rrezikut.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.
"KORCA BOOM"



















