Azil nga Korça, dyshohet përdorimi i shtatzënisë për të marrë dokumente
- Korca Boom
- Dec 28, 2025
- 1 min read
Kohët e fundit, kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Evropian kanë qenë të shumta. Sipas disa informacioneve që qarkullojnë, një nuse e re së bashku me vjehrrën e saj kanë shkuar në Gjermani për të kërkuar azil.
Gazetarja e “Aldo Morning Show” raportoi se, sipas burimeve të saj, nusja dhe vjehrra dyshohet se kanë përdorur shtatzëninë si mënyrë për të përftuar dokumente azili.
Aktualisht nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet gjermane, ndërsa situata vazhdon të ndjeket nga mediat dhe institucionet përkatëse.
"KORCA BOOM"



















