top of page

Babai i mori levën e videolojës, 11-vjeçari e vr*t

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje tronditëse është regjistruar më 13 janar në Perry County, Pennsylvania.


Një djalë 11-vjeçar qëlloi për vdekje të atin e tij, pasi ky i fundit i kishte konfiskuar levën e videolojërave Nintendo Switch, raportojnë mediat amerikane.


Policia u përgjigj ndaj një thirrjeje emergjente gjatë natës dhe gjeti Douglas Dietz, 42 vjeç, të pajetë në shtratin e tij. Bashkëshortja e viktimës, e cila po flinte, u zgjua nga një zhurmë e fortë dhe u përpoq ta zgjonte, por ai nuk reagoi. Pasi ndezi dritën, ajo kuptoi se dhoma ishte mbuluar me gjak.


Sipas raportimeve, në atë moment djali i tha nënës: “Babi vdiq. Unë e vrava babin.” Gruaja kishte ndier gjithashtu një erë të ngjashme me fishekzjarrët, që më vonë rezultoi të ishte aroma e armës së zjarrit.


Hetimet paraprake tregojnë se fëmija kishte gjetur çelësat e armës së mbyllur ndërsa kërkonte konzolën e konfiskuar. Ai më pas mori armën, e mbushi dhe qëlloi babanë e tij.


11-vjeçari ndodhet aktualisht në paraburgim policor dhe autoritetet kanë refuzuar lirimin e tij me kusht. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page