Policia e Korçës arreston dy gra për dhunë fizike mes kunatave, njëra prej tyre pajiset me urdhër mbrojtjeje
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen M. R., 58 vjeçe, banuese në Korçë, për shkak të përfshirjes së saj në një rast dhune familjare. Po ashtu, materialet u referuan në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasen K. R., 43 vjeçe, gjithashtu banuese në Korçë.
Sipas njoftimit zyrtar, të dyja shtetaset, të cilat janë kunata mes tyre, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës. Në kuadër të procedurave ligjore, shtetasja K. R. është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
"KORCA BOOM"



















