Bajram Begaj dekreton ministren e rë të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu merr “bekimin” e presidentit
- 9 hours ago
- 1 min read
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Po ashtu ai ka dekretuar edhe emërimin e Klodiana Spahiut në postin e ministres së re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Dekretet e Presidentit vijnë në kuadër të ndryshimeve në qeveri, ndërsa emërimi i Spahiut i hap rrugë nisjes së procedurave për marrjen e detyrës së re. Klodiana Spahiu pritet të betohet gjatë seancës së sotme plenare përpara Kuvendit.
Ndërkohë, mazhoranca pritet të propozojë një emër të ri për postin në Kuvend, të cilin Spahiu e mbante më herët.
“KORÇA BOOM”
















