top of page

79 vota pro/ Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit

  • 20 minutes ago
  • 1 min read

Evis Kushi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit me 79 vota pro dhe asnjë votë kundër apo abstenim.


Votimi u zhvillua në seancën e sotme plenare, ndërsa deputetët e opozitës bojkotuan procesin. Pak çaste para nisjes së votimit, deputetët demokratë u ngritën nga vendet e tyre dhe u larguan nga salla.


Pavarësisht largimit të opozitës, votimi vijoi normalisht dhe Evis Kushi mori 79 vota pro për të marrë detyrën e nënkryetares së Kuvendit.


Kjo ishte një nga vendimet e marra gjatë seancës së sotme plenare, ku deputetët votuan gjithashtu edhe dekretin e Presidentit për emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e re e Shëndetësisë.


Largimi i opozitës nga salla në momentin e votimit solli edhe një tjetër përplasje politike brenda Kuvendit, ndërsa mazhoranca vijoi procedurat parlamentare pa praninë e deputetëve demokratë.


Pamjet nga seanca tregojnë momentin kur deputetët e opozitës largohen nga salla, ndërsa procesi i votimit për zgjedhjen e nënkryetares vijon.

“KORÇA BOOM”


bottom of page