Bashkia Kolonjë/ Prej pasdites së djeshme është shfaqur një vatër zjarri në afërsi të piramidës kufitare nr.12, në kufirin me Greqinë
- Korca Boom
- Aug 12, 2025
- 1 min read
Prej pasdites së djeshme është shfaqur një vatër zjarri në afërsi të piramidës kufitare nr.12, në kufirin me Greqinë, në territorin e bashkisë Kolonjë.
Më tepër se 40 forca nga strukturat e MZSH, shërbimet e bashkisë Kolonjë, policisë dhe punonjës të ADZM ndodhen në terren në gatishmëri për të izoluar përhapjen e zjarrit.
Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor dhe për shkak se territori i përfshirë nga zjarri ka prezencë minash, duke u kthyer në rrezikshmëri për efektivët.
Janë kontaktuar forcat xheniere të ushtrisë lidhur me situatën ndërsa komunikim të vazhdueshëm ka edhe më palën greke.

“KORÇA BOOM”


















