top of page

Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Reshjet e dëborës të rëna gjatë orëve të fundit kanë përfshirë të gjithë territorin e Bashkisë Korçë, të shoqëruara me temperatura të ulëta dhe ngrica.


Punonjësit e Bashkisë Korçë kanë qenë në terren që orej orëve të para të mëngjesit dhe është kryer kriposja e të gjitha rrugëve, si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative.


Është ndërhyrë për hapjen e rrugëve në zonat malore, ku janë evidentuar problematika më të mëdha për shkak të reshjeve dhe ngricave.


Qarkullimi është mbajtur i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm.


Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave.

“KORÇA BOOM”


bottom of page