top of page

Përplasje automjetesh dhe autobus i përfshirë, trafik i rënduar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, pranë “Spitalit Amerikan 3”.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa ende nuk ka të dhëna nëse ka persona të plagosur.


Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i automjeteve në zonë është bllokuar, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe radhë të gjata mjetesh. Në aksident është përfshirë edhe një autobus i linjës “Kombinat–Kinostudio”.


Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit.

"KORCA BOOM"


bottom of page