top of page

Plagosje me th*kë pas konfliktit familjar, humb jetën 58-vjeçarja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 39 minutes ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bogdanci, ku një 39-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij pas një konflikti familjar.


Sipas informacioneve zyrtare, më 11.01.2026, rreth orës 21:00, në banesën ku qëndronin, ka ndodhur një zënkë mes shtetasit P.S., 39 vjeç, dhe nënës së tij M.S., 58 vjeçe. Konflikti ka kaluar në përleshje fizike, gjatë së cilës 39-vjeçari dyshohet se ka përdorur mjete të mprehta, duke i shkaktuar plagë therëse në zonën e kokës.


Si pasojë e plagëve të marra, 58-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Gjevgjeli.


Më 12.01.2026, në orën 07:05, P.S. është paraqitur në Zyrën Policore Bogdanci, ku ka denoncuar vetë ngjarjen. Po atë ditë, ai është privuar nga liria nga zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Strumicë, Njësia Policore Gjevgjeli.


Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli, së bashku me ekipin e Njësisë Policore Gjevgjeli. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për autopsi, ndërsa ndaj autorit pritet të parashtrohet kallëzim penal nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje”.

"KORCA BOOM"


bottom of page