top of page

Skandali në administratë, merren masa të forta pas përleshjes së drejtuesve

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Inspektori i Përgjithshëm, D. S., ka vendosur pezullimin nga detyra të dy drejtorëve të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, K. Ç. dhe F. M., pas një incidenti të rëndë brenda institucionit.


Raportohet se drejtori i Mjedisit, K. Ç., ka dhunuar drejtorin e Zbatimit të Vendimeve, F. M., duke përdorur qyta pistolete, në prani të tre personave të tjerë. Ngjarja ndodhi brenda zyrës së F. M., duke tronditur institucionin dhe duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe disiplinën brenda administratës publike.


Pas incidentit, D. S. deklaroi se: “Asnjë formë dhune apo sjelljeje e papërshtatshme nuk do të tolerohet. Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut”.


Merren masa të menjëhershme:


  • Personat e përfshirë janë pezulluar deri në përfundimin e hetimeve administrative dhe penale.


  • Janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.


  • Strukturat përgjegjëse të Inspektoratit kanë nisur verifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Inspektori i Përgjithshëm nënvizon se administrata publike duhet të jetë shembull korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie. Publiku dhe mediat do të informohen vazhdimisht mbi ecurinë e procedurave dhe masat që do të merren ndaj të përfshirëve.

"KORCA BOOM"


bottom of page