Sulm i a*rmatosur, p*lagosen pronarët e një sufllaqerie
- Jan 12
- 1 min read
Babë e bir, pronarë të një sufllaqerie, kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën Agios Dimitrios të Athinës.
Sipas mediave greke, të plagosurit janë pronari i biznesit, 70 vjeç, dhe djali i tij 39 vjeç, të dy me origjinë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40, pranë lokalit të tyre që ndodhet në rrugën Agoniston Polytechneiou.
Nga informacionet paraprake mësohet se tre persona kanë mbërritur me makinë pranë biznesit dhe kanë hapur zjarr në drejtim të babait dhe djalit. Si pasojë, 70-vjeçari është plagosur në këmbë, ndërsa djali i tij ka marrë plagë në kofshë dhe në pulpë.
Në vendngjarje, forcat e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, ndërsa autorët janë larguar menjëherë me automjet në drejtim të panjohur.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve janë marrë përsipër nga policia kriminale greke.
"KORCA BOOM"
















