top of page

Bashkia Maliq përfiton nga programi i strehimit social për 39 familje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 10
  • 1 min read

Bashkia Maliq është një nga përfitueset e programit të strehimit social për vitin 2025, ku 39 familje do të mbështeten me ndërhyrje për përmirësimin e banesave ekzistuese.


Projekti ka një vlerë totale prej 31,183,999 lekësh dhe ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet më të varfra dhe të pafavorizuara, duke siguruar një mjedis më të denjë banimi për familjet në nevojë.


Ky program është një hap tjetër konkret drejt forcimit të kohezionit social dhe barazisë në aksesin ndaj shërbimeve bazë.


Programi i strehimit social mbështet bashkitë që ndërmarrin nisma konkrete për qytetarët, duke vendosur dinjitetin dhe mirëqenien e çdo familjeje shqiptare në qendër të politikave publike.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page