top of page

Bashkia Pustec/ Zhvillohet takim mes Kryetarit Pali Kolefski dhe një delegacioni nga Maqedonia e Veriut

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 8, 2025
  • 1 min read

Në ambientet e Bashkisë Pustec u zhvillua një takim i rëndësishëm mes Kryetarit Pali Kolefski dhe një delegacioni nga Maqedonia e Veriut, të kryesuar nga Dr. Arben Taravari – Kryetar i Partisë Aleanca për Shqiptarët; Dr. Valbon Limani – Kryetar i Bashkisë Gostivar; Blerant Ramadani – Sekretar i Përgjithshëm i partisë; Isen Shabani – Kryetar i Bashkisë Vrapçisht; dhe Nazim Taipi – Kryetar i Kuvendit Kombëtar të ASH-së.


Delegacioni u prit gjithashtu edhe nga përfaqësues të Bashkisë Pustec, duke treguar përkushtimin institucional ndaj bashkëpunimit rajonal.


Gjatë takimit u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Bashkisë Pustec dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të tyre në të ardhmen.


Kryetari Pali Kolefski garantoi vazhdimësinë e kësaj fryme bashkëpunimi dhe miqësie, duke theksuar angazhimin për projekte dhe iniciativa që sjellin zhvillim dhe përfitime për komunitetin.

“KORÇA BOOM”


bottom of page