top of page

Bebja e parë për 2026-ën në Korçë është djalë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 1
  • 1 min read

Në maternitetin e Korçës ka ardhur në jetë bebja i parë për vitin 2026, një djalë.


Lindja është kryer me ndërhyrje kirurgjikale në orët e para të mëngjesit.


Nga komunikimi me stafin mjekësor të maternitetit bëhet me dije se foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe nëna, ndërsa gjithçka ka shkuar pa komplikacione.


Lindja e bebit të parë të vitit shënon gjithmonë një moment simbolik dhe të veçantë për qytetin, duke sjellë një fillim të mbarë për vitin e ri.

“KORÇA BOOM”


bottom of page