Bllokohet Librazhd-Prrenjas, shpërrthen Fidel Kreka: Shpresoj të ketë mbetur edhe Niko Peleshi në bllokim!
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Ka disa orë që për shkak të një rrëshkitjeje të shkëminje ka mbetur i bllokuar qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas.
Për këtë ka reaguar edhe Deputeti i Korçës, Fidel Kreka që ka ironizuar nëpërmjet fjalëve në një postim që ka bërë në faqen e vet zyrtare në facebook. Mes postimit Kreka poston edhe foton e mëposhtme:
“Aksi Librazhd–Prrenjas i shembur. Qarkullimi i bllokuar. Shqipëria e lënë në mëshirë të fatit.
Kjo është pasojë direkte e korrupsionit, paaftësisë dhe vjedhjes sistematike të qeverisë.
Shpresoj të ketë mbetur edhe Niko Peleshi në bllokim, sa për të provuar një herë atë që qytetarët e provojnë çdo ditë. Edhe pse, me shumë mundësi, ai është në Dardhë duke shijuar dëborën.”
“KORÇA BOOM”




















