top of page

Braktisi dy fëmijët e saj! E pëson keq nëna 26-vjeçare...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 21 hours ago
  • 1 min read

Policia e Kavajës ka nisur një procedim penal ndaj një 26-vjeçareje nga Rrogozhina, e cila dyshohet se ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur në qytetin e Kavajës.


Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet përkatëse në Prokurori, ku u hap procedimi penal për shtetasen F. B., 26 vjeçe, për veprën penale të “Braktisjes së fëmijëve”.


Aktualisht, organet e drejtësisë po zhvillojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të individëve të përfshirë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page