top of page

Ceremoni mirënjohjeje për prof. dr. Ali Jasharin, me rastin e daljes në pension

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 8, 2025
  • 1 min read

Në një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese, në ambientet e Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, u zhvillua Ceremonia e Mirënjohjes kushtuar prof. dr. Ali Jasharit, me rastin e daljes së tij në pension, pas më shumë se pesë dekadash kontribut të palodhur në arsimin dhe shkencën shqiptare.


Prof. Jashari ka qenë një nga figurat më të shquara të arsimit të lartë në hapësirën mbarëkombëtare, duke dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në edukimin e brezave të rinj, formimin profesional të mësuesve dhe zhvillimin e institucioneve akademike.


Si studiues i përkushtuar i gjuhës shqipe, ai ka lënë gjurmë të thella në fushat e leksikografisë, frazeologjisë, semantikës dhe metodologjisë së mësimdhënies, duke ndikuar ndjeshëm në përparimin e studimeve gjuhësore.


Në emër të kolegëve, studentëve dhe gjithë komunitetit akademik, profesorit Jashari iu shpreh mirënjohje e thellë për përkushtimin, integritetin profesional dhe vlerat njerëzore që e kanë karakterizuar gjatë gjithë karrierës së tij, duke u bërë një shembull frymëzimi për gjeneratat e ardhshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page