top of page

Ceremoni përkujtimore në kuadër të 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës të efektivit të Policisë së Shtetit, Ardian Halimi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 13, 2025
  • 1 min read

Ceremoni përkujtimore në kuadër të 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës të efektivit të Policisë së Shtetit, Ardian Halimi.


Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër kanë zhvilluar një ceremoni përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës të ish-punonjësit të Policisë Ardian Halimi, në nderim dhe mirënjohje të veprës së tij.


Të pranishëm në këtë ceremoni e cila u zhvillua në fshatin Petran, Përmet, atje ku prehet Dëshmori i Atdheut, ishin familjarët e të ndjerit, përfaqësues të pushtetit vendor, punonjës policie të DVP Korçë dhe të DVP Gjirokastër, të cilët vendosën kurora me lule në vlerësim të kontributit të tij.


Akti sublim i Dëshmorëve të Policisë ndër vite, përbën një motiv më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vijuar me vendosmëri punën dhe përpjekjet në garantimin e rendit dhe sigurisë, në shërbim të komunitetit.


“KORÇA BOOM”


bottom of page