LAJMI FUNDIT/ Arrestime në Korçë, Devoll dhe 2 të arrestuar të tjerë në Kolonjë. Ja komunikata e policisë
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit në kërkim E. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 16.07.2025, ka vendosur për këtë shtetas dënimin me 2 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. T., 55 vjeç, banues në Ersekë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
A. Th., 45 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Kolonjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 35 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas dyshohet gjithashtu se ka përndjekur një 33-vjeçare.
Gjithashtu, specialistët referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. F., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur 4 koshere bletësh në oborrin e banesës së shtetasit F. B.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















