Dalje nga rruga dhe përfundim poshtë urës, humb jetën pasagjerja
- Korca Boom
- Jan 16
- 1 min read
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Urën e Dajlanit, ku një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.
Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 18-vjeçare, e cila ndodhej në automjet si pasagjere, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, në urën e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe. Gjithashtu janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
"KORCA BOOM"



















