Delvina “rrëmben” fitoren në Devoll pas një ndeshjeje dramatike
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Delvina ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Devollit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Grupit B në Kategorinë e Dytë. Takimi i zhvilluar në stadiumin e Devollit u mbyll me rezultatin 2-3 në favor të skuadrës mike.
Devolli kaloi dy herë në avantazh falë golave të Kapllanit, i cili realizoi në minutat 44 dhe 55. Megjithatë, Delvina reagoi fuqishëm dhe përmbysi sfidën me dopietën e Angulo Ferrin, si dhe golin vendimtar të Koshie, që i siguroi tri pikët e plota miqve.
Me këtë rezultat, Devolli zbret në vendin e 7-të të renditjes me 12 pikë. Në kuotën e 12 pikëve është edhe Delvina, e cila renditet në vendin e 6-të falë avantazhit në përballjet direkte.
"KORCA BOOM"



















