Demollari dhe Offei udhëheqin Maliqin drejt fitores së dytë radhazi
- Oct 19, 2025
- 1 min read
Maliqi ka arritur një fitore të rëndësishme dhe të merituar në transfertë ndaj ekipit të Shkumbinit, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-1.
Skuadra mike e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaloi në avantazh falë një goli të shënuar nga Demollari. Ky i fundit realizoi edhe golin e dytë për Maliqin, duke i dhënë ekipit qetësi në pjesën e parë të takimit. Goli i tretë u shënua nga Offei, duke vulosur suksesin e skuadrës së drejtuar nga trajneri Egli Malesia.
Shkumbini arriti të shënojë vetëm një gol, me anë të Mwangolalo, por nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e takimit, sidomos pasi ekipi vendas mbeti me një lojtar më pak që në minutën e 28-të të pjesës së parë.
Kjo është fitorja e dytë radhazi për Maliqin, që tani ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve pas dy javëve të para të kampionatit, duke konfirmuar një formë të mirë dhe ambicie për këtë sezon.
“KORÇA BOOM”
















