top of page

DETAJET e krimit të vra*jes me thikë në Pirg të Maliqit/ Debati nisi në rrjetet sociale

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 14, 2025
  • 1 min read

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Maliq ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar.


Sipas policisë autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja.


Ajo çka dihet është se të rinjtë kanë debatuar edhe në rrjetet sociale me parë.


Sipas të dhënave ditën e sotme ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg.


Dy adoleshentët janë takuar për tu sqaruar por kanë debatuar mes tyre dhe më pas janë konfrontuar fizikisht.


Viktima ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të marra me thikë. Sakaq mësohet se autori ka dëmtime, por jo me thikë dhe është duke u marrë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page