top of page

Devolli “në zjarr” për tre pikët, Ballço kërkon debutim me fitore

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Devolli do të luajë nesër në fushën e vet, në orën 13:00, ku do të presë ekipin e Butrintit në një sfidë që mbart në vetvete shumë ngarkesë emocionale dhe sportive. Kjo lidhet me faktin se devollinjtë do të hyjnë në këtë ndeshje vetëm për tre pikë, pasi çdo rezultat tjetër do t’i largonte nga objektivi sezonal.


Kjo është gjithashtu edhe ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Vasian Ballço, i cili kërkon ta nisë aventurën e tij me këmbën e mbarë dhe të rikthejë ekipin në rrugën e rezultateve pozitive.


Nga sa mësohet, në kampin e Devollit janë të gjithë futbollistët në dispozicion dhe gati për këtë sfidë. Gjithashtu, pritet që edhe tifozeria të jetë e shumtë në numër, për të mbështetur ekipin në një moment delikat të sezonit.


Gjatë kësaj jave, trajneri Ballço ka punuar intensivisht me skuadrën, duke kërkuar nga lojtarët përqendrim maksimal dhe reagim në fushë për të arritur fitoren.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page