top of page

Dh*noi dhe kan*si bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 67-vjeçari, i sekuestrohet një a*më zjarri

  • 1 minute ago
  • 1 min read

Një 67-vjeçar në Mat është arrestuar në Mat pasi ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.


Blutë bejnë me dije se pas marrjes së njoftimit për një konflikt familjar në qytetin e Burrelit, efektivët kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë arrestuar në flagrancë edhe 67-vjeçarin.


Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë, policia ka sekuestruar edhe 1 armë zjarri, 2 krehra dhe 55 fishekë.


Njoftimi i Policisë:


Mat/Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 67-vjeçari.


Sekuestrohen një armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 fishekë.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt familjar në një banesë në qytetin e Burrelit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.


Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale.


Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 67 vjeç, banues në qytetin e Burrelit, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.


Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 copë fishekë.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page